Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLEN: Pa anëtarin e opozitës shqiptare në KSHZ, s’mund të ketë zgjedhje...

LEN: Pa anëtarin e opozitës shqiptare në KSHZ, s’mund të ketë zgjedhje fer! (Video)

Lidhja Europiane për Ndryshim e përbërë nga partitë opozitare shqiptare, vlerëson se pa anëtarin e opozitës shqiptare në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike!

“Konkursi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tashmë është mbyllur dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi po ashtu është i njoftuar se kandidat i Lidhjes Europiane për Ndryshim është Abdush Demiri.
Pasiqë kreu i Kuvendit është njoftuar përmes letrës zyrtare, kërkojmë që të veprojë sa më shpejtë konform Kushtetutës dhe Ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Çdo veprim tjetër do të ishte tregues i qartë se pushteti, pjesë e të cilës është edhe kryetari i Kuvendit, po përgatitet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të manipuluara, jo-demokratike dhe pa përfaqësues të opozitës shqiptare, rrjedhimisht del të jetë një proces jo i rregullt dhe jo demokratik. Kjo është në kundërshti të plotë me vlerat dhe standardet europiane gjë që do të ndikojë negativisht edhe në procesion euro-integrues të vendit.
Indicie të para për manipulim të zgjedhjeve veçmë janë dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili si kryesues me OSBE-në ka tentuar të ndikojë që të ulë numrin e vëzhguesve të këtij institucioni kaq të rëndësishëm ndërkombëtar i cili mbikëqyr dhe vlerëson proceset zgjedhore.
Poashtu njoftojmë opinionin dhe krerët shtetëror, se nëse përpiqen që të mbajnë plotësisht nën kontroll KSHZ-në dhe ta lënë pa përfaqësues të opozitës shqiptare, në këtë rast të Lidhjes Europiane për Ndryshim, atëherë në takimet tona me faktorë relevant ndërkombëtar e lokal , takime që fillojnë nga sot, me ambasadorin Geer, do t’i informojmë dhe alarmojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, ambasadat e vendeve mike si atë të SHBA-së, BE-së por edhe të vendeve tjera europiane për këtë tendencë!
Shpresojmë që do të mbisundojë racionaliteti dhe do të respektohet kushtetuta!”, thuhet ne reagimin e LEN.
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit