Mësohet se në fshatin Gurrakoc të Istogut para disa vjetëve Sadush Kabashi ka ndërtuar një fermë, në të cilën tash i ka 300 krerë lopë të racave të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se familja Kabashi gjithnjë kishte mbajtur lopë, por vetëm për nevoja familjare.
Ndërkaq blegtori nga Gurrakoci vendosi të kthehej nga mërgimi e ta kthente në punë primare fermën, shkruan koha.net.
Derisa shumë fermerë e bujq janë duke u përballur me mungesë punëtorësh, Kabashi thotë se nuk e ka problem sigurimin e tyre.
Mjetet e punës ia kanë lehtësuar veprimtarinë.
Për dallim nga vite me parë, thotë se tash është i kënaqur me çmimin e qumështit.
Blegtori nga Istogu thotë se nuk mendon t’i largohet kësaj veprimtarie.
Ai synon të zgjerohet për t’i furnizuar fabrikat vendore edhe me më shumë qumësht e mish.