Shkup, 6 korrik – Aleanca e Shqiptarëve e udhëhequr nga Ziadin Sela sot do të mbajë Kuvendin e katërt.
Para fillimit dhe pas përfundimit të Kuvendit është paralajmëruar deklaratë nga kryetari i partisë Sela.
Aleancae Shqiptarëve u nda para zgjedhjeve. Një pjesë e anëtarësisë së udhëhequr nga Sela ka marrë pjesë në zgjedhje me koalicionin e udhëhequr nga BDI, ndërsa pjesa tjetër e udhëhequr nga ministri aktual i Shëndetësisë Arben Taravari ka qenë pjesë e koalicionit VLEN dhe është bërë pjesë e shumicës qeverisëse.