Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKush është 19-vjeçarja që vrau babanë me armën e shërbimit dhe fshehu...

Kush është 19-vjeçarja që vrau babanë me armën e shërbimit dhe fshehu krimin për 10 ditë!

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta ka qëlluar për vdekje babain e saj Pëllumb Meta me armë, pasi ky i fundit dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Lidhur me krimin, 19-vjeçarja në polici ka dëshmuar se e ka qëlluar të atin në kasollen e banesës, me armën që i ati e përdorte, pasi punonte si roje nate. Shkak për ngjarjen sipas vajzës, lidhet me faktin se i ati ka dëshiruar ta fejonte pa dëshirë dhe kanë pasur konflikte më herët. Familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 2 djem dhe vajza, 50 vjeçari dhe gruaja e tij. Të 5 anëtarët jetonin në fshatin Shënavlash, ndërsa ka qenë një prej djemve të cilët ka denoncuar në polici zhdukjen e babait, pasi gjetën fillimisht makinën e të ndjerit, shumë larg nga banesa.

Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga këqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin. Dyshohet se në këtë ngjarje mund të ketë persona të tjerë të përfshirë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit