Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.
Kurti kujtoi momente nga fëmijëria e tij, kur festohej Bajrami.
Ai tregoi edhe një përgjigje tejet interesante të gjyshës së tij se pse “Bajrami i Madh” apo Fitër Bajrami i ka tri ditë dhe “Bajrami i vogël” i ka katër ditë.
“”Bajrami i Madh”, është pas Ramazanit dhe nuk duhet me tepru, kurse “Bajrami i vogël”, për me nda me tjerët. Sa me shumë që e ushtrojmë. aq më mirë”, tha ai.
Ndër të tjera, i pari i Qeverisë foli edhe për rëndësinë e kësaj feste sidomos për solidaritetin dhe ndihmën me të varfërit.