Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKurti takohet me Ndihmës Sekretarin e NATO’s, ZKM s’tregon nëse u diskutua...

Kurti takohet me Ndihmës Sekretarin e NATO’s, ZKM s’tregon nëse u diskutua për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO’s, Thomas Goffus, vizitën e të cilit e paralajmëroi dje gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ndonëse dje e pranoi se në këto takime do të diskutohet për planin e tij për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit nuk përmendet fare kjo pjesë, shkruan Reporteri.net.

Aty thuhet se Kurti e falenderoi Goffus për kontributin e vazhdueshëm e pozitiv të misionit të KFOR-it dhe NATO-s si dhe angazhimin në ruajtjen e paqes e sigurisë në vend dhe rajon.

“Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me KFOR-in e NATO-n dhe koordinimin e vazhdueshëm. Kryeministri Kurti tha se progresi socio-ekonomik e demokratik i vendit ecën krah për krah me sundimin e rendit dhe ligjit, ndaj të cilave përkushtimi mbetet i palëkundur e në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, Kurti ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë përballur me kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia.

“Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre tri vjetëve nën kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia, kemi arritur progresin më të madh në demokraci dhe ekonomi ndërkohë që edhe kemi zmbrapsur kërcënimet e menaxhuar suksesshëm sfidimin e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Ne mbrojmë jo vetëm qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, por edhe progresin e prosperitetin tone”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit