Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Millan Radoiciq është duke planifikuar sulme të reja ndaj Kosovës, shkruan Alsat.

Në një konferencë për media, së bashku me ministrin e punëve të brendshme, Xhelal Sveclën, komentuan se sipas tyre, qëllimi i këtyre planeve është destabilizimi i situatës.

Sipas Kurtit, Radoiçiq mban takime të rregullta me inteligjencën serbe dhe se pjesëtarët e grupit të tij, paguhen 2.000-euro në muaj..

“Pas sulmit terrorist, Millan Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë, bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’. Radoiçiq është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës, Jabllanovica në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Paramilitarët e Radoiciqit po strehohen në objektet që ai ka në pronësi në këtë park turistik dhe përveç akomodimit, anëtarët e grupit terrorist paguhen rreth 2000 euro në muaj”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është e përgatitur që të zmbrapsë sulme të tilla. Sveçla, ndërkaq, bëri një kronologji të gjithë ngjarjes që ndodhi më 24 shtator. Ai paraqiti fotografi, harta dhe pamje të shkëputura nga droni, si dhe fotografi të të dyshuarëve të sulmit.

Nga ana tjetër, Beogradi mohon përfshirjen në këtë ngjarje. Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit