Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti: Opozita të bëhet gati për zgjedhje, jo Qeveria

Kurti: Opozita të bëhet gati për zgjedhje, jo Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare janë ato që duhet të bëhen gati për zgjedhje e jo Qeveria, duke paralajmëruar se në të kundërtën, ai do të përfundojë mandatin e tij katërvjeçar në krye të ekzekutivit kosovar. Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi argumentojnë se Kurti po keq-qeverisë me vendin. Për këtë kërkesë të opozitës, Kurti u takua me Memli Krasniqin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë. Pas takimit me Krasniqin, Kurti kishte deklaruar se është i interesuar që të diskutojë me opozitën për caktimin e një date se kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja. Sipas tij, zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë ose në vjeshtën e këtij viti. Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe AAK, kanë refuzuar që të takohen me Kurtin. Por, ai ka zhvilluar edhe një takim lidhur me çështjen e zgjedhjeve me drejtuesit e dy partive më të vogla, që janë pjesë e Qeverisë aktuale.

“Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat, shkon mandati deri në fund”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit