Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngritur alarmin se Serbia po planfikon sulme të reja ndaj Kosovës.
Në konferencën e thirrur për media, Kurti tha se dyshohet se arsenal armatimi po fshihet në një hotel në Novi Pazar.
“Një arsenal armësh po duket që po fshihet në një hotel në Novi Pazar, rreth 25 kiliometra distancë nga pika kufitare në Jarinjë. Aty ka të fshehur armatim të ngjashëm që është përdorur në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Kurti.
Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë
Lexo po ashtu
Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë
Tutje, kryeministri deklaroi se Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës dhe se po mban takime sekrete në BIA.
“Pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”.