Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Dublin të Irlandës.
Në kryeqytetin e Irlandës, kryeministri Kurti do të pritet dhe takohet me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
“Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti po ashtu do të zhvillojë edhe disa takime tjera zyrtare dhe do të mbajë takimin e tij të parë me mërgatën e Kosovës në Irlandë”, njofton Qeveria e Kosovës.