Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKuriozitete“Kurti ka të drejtë”, eksperti austriak zbardh prapaskenat e frikshme: Ja kur...

“Kurti ka të drejtë”, eksperti austriak zbardh prapaskenat e frikshme: Ja kur Serbia planifikon ta sulmojë Kosovën – përmend luftën!

Raportet Kosovë-Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara.Së fundi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.

E për këtë paralajmërim të kryeministrit Kurti, foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një prononcim për “Bota sot”

Së pari, ai tha se Kurti ka të drejtë të jetë i shqetësuar.

Madje, eksperti alarmi duhe thënë se shteti serb do të bëjë luftë në Kosovë e Bosnjë, e që sipas tij sulmet e reja mund të ndodhin gjatë Krishlindjeve apo në janar.

Për këtë ai dha disa shpjegime.

Kryeministri Kurti ka të drejtë që është i shqetësuar.

Serbia do të bëjë një luftë të dyfishtë të frontit për ta shkëputur Republikës Srpska nga Bosnja dhe veriun e Kosovës nga Kosova, me shumë mundësi kjo do ndodhë gjatë Krishtlindjeve dhe më së voni në janar 2024!

Pse do të ndodhë kjo dhe fatkeqësisht ka shumë të ngjarë të ketë sukses?

Vuçiq humbi mbështetjen publike dhe njerëzit e tij janë gati për protestë dhe shpresojmë se SrboMaidan pasi vodhi zgjedhjet dhe atij i duhet kjo luftë për të bashkuar këtë popull dhe për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të mbrojtur regjimin e tij të paligjshëm.

Vuçiq e kupton se Serbia humbi pothuajse të gjithë mbështetjen perëndimore për shkak të sulmit terrorist në Banska dhe politikës së tij pro Rusisë gjatë kohës së luftës – sa më gjatë të presë me luftën e tij të ripushtimit, aq më shumë presion për njohje po vjen dhe kështu ai është nën presionin e kohës”, deklaroi eksperti austriak.

Madje, Fehlinger, tha se Putin dëshiron luftëra të reja, atë edhe në Ballkan, për ta shmangur dështimin e luftës në Ukrainë, dhe largimin e vëmendjes së ndërkombëtarë.Kësisoj, potencoi se Vuçiq duhet të hapë front të ri lufte, për ta shpëtuar Putinin, apo në rast se nuk e bën një gjë të tillë rrezikon ta ketë fundin e tij.

“Putin është nën presion të madh pasi humbi luftën e tij në Ukrainë dhe mund të humbasë fuqinë e tij në Rusi gjatë fushatës së ardhshme të dimrit nga Ukraina, kështu që Rusia përpiqet të krijojë sa më shumë luftëra të jetë e mundur. Rusia ushtron presion maksimal mbi të gjithë akset e saj të rezistencës nga Serbia, Azerbajxhani, Hamasi, Houtis, Venezuela, Koreja e Veriut për të filluar luftërat e devijimeve për të tërhequr burimet e NATO-s nga Ukraina! Serbia mund dhe do të krijojë frontin jugor për Rusinë në Ballkan tani ose Vuçiç do të humbasë mbështetjen e Putinit dhe kjo do të nënkuptojë fundin për Vuçiqin, kështu që ai nuk ka alternativë ndaj luftës”.

Më tej, ai tha se shteti serb është I bindur se SHBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe nuk janë gati për një luftë të re, kësisoj synon aneksimet e saj.

Gjithashtu, Fehlinger nuk u shpreh optimist se sulmet mund të parandalohen nga ana e NATO-s.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit