Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti flet për kontributin e diasporës, e quan jetik për Kosovën

Kurti flet për kontributin e diasporës, e quan jetik për Kosovën

Në hapjen e Forumit të Ndërkombëtar “Ulpiana”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për kontributet e diasporës së Kosovës.

Ai tha se ato janë të pamatshme duke veçuar rolin e saj të rëndësishëm gjatë periudhës më të errët të Kosovës të shënuar nga krimet kundër njerëzimit dhe shtypja e zërave, në shpërfaqjen e mizorive ndaj popullit përballë propagandës së agresorit.

“Ata u bashkuan me përkrahësit e të drejtave të njeriut dhe demokracisë për të ndaluar gjenocidin që po shpalosej në vendin e tyre”, tha Kurti.

Komunitetet e diasporës sipas Kurtit kanë luajtur gjithashtu rolin e tyre, sepse ato i kanë formësuar vendet e tyre të origjinës nga shtëpitë e tyre të reja.

“Diaspora jonë është më shumë se një grup individësh që jetojnë jashtë vendit; është një forcë e fuqishme—një urë e fuqishme që lidh atdheun tonë me botën”, theksoi kryeministri i Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Kurti nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e diasporës në shtetndërtimin e Kosovës si dhe rolin kyç të tyre në aspektin ekonomiko-kulturor. Ai përmendi dhe iniciativat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në fuqizimin e lidhjes së Kosovës me diasporën e saj, përfshirë “Dialogun me Diasporën” dhe “Programin për Diplomaci Qytetare”.

“Ju ftoj të angazhoheni aktivisht me ne, të ndani idetë tuaja dhe të bashkohemi në formësimin e trajektores së kombeve tona. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme ku potenciali i diasporës sonë është realizuar plotësisht dhe ku forca jonë kolektive nuk njeh kufij”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit