Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti do të raportojë në Kuvend rreth propozimit për Asociacionin

Kurti do të raportojë në Kuvend rreth propozimit për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të premten duhet të zbardh para deputetëve detaje rreth dokumentit për të cilin tha se kishte shprehur gatishmëri ta nënshkruajë javën e kaluar në Bruksel. Opozita në Kosovë thotë se Kurti e ka obligim ligjor të raportojë pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel më 26 tetor me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

“Çfarë do të jetë ai lloj Asociacioni, apo ‘Zajednica’ siç e quanin më para, se si do të jetë, që kryeministri është pajtuar që të implementohet në të ardhmen e afërt… Po ju sigurojmë që ne si opozitë nuk do të lejojmë asnjë institucion i tillë që do të krijohet që përmes Gjykatës Kushtetuese të sqarohet qartë një institucion i tillë, të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit tonë…”, tha Abelard Tahiri, Partia Demokratike e Kosovës.

“Në kohët e mëhershme, kur negociuesit dhe bashkëbiseduesit nuk i kanë shfaqur dokumentet qoftë edhe partive politike, atëherë kryeministri i Kosovës i ka quajtur ‘tradhti’ apo ‘tendencë për të fshehur akte të tradhtisë’. Nuk e dimë çfarë ka në ato dokumente, për ne është me rëndësi që në ato dokumente të kemi qasje si Kuvend i Kosovës”, u shpreh Arben Gashi, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Është e papranueshme një sjellje si me qenë monark kryeministri. Ne jetojmë në demokraci parlamentare, jo një mbretëri. Prandaj, ky raportim është i domosdoshëm për të dhënë llogari në Kuvend…”, theksoi Besnik Tahiri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas takimeve të ndara të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me liderët evropianë, Kurti tha se ka pranuar propozimin për Asociacionin dhe ka qenë i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për normalizim të raporteve, por kjo është kundërshtuar nga lideri serb. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se draft-statuti për Asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve, duke shtuar se ky nuk është elementi i vetëm që duhet të zbatohet, pasi Serbia nuk ka zbatuar nene të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Një ditë pas takimeve në Bruksel, Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Serbisë që të njohë de facto Kosovën dhe Kosova të formojë Asociacionin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit