Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) përmes një njoftimi konfirmon se janë dorëzuar 17 lista për deputetë për zgjedhjet parlamentare.
“Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas pranimit të listës së kandidatëve përcakton nëse lista është parashtruar në afatin e përcaktuar dhe nëse është përgatitur në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parapara në Kushtetutën dhe nenin 7 paragrafët (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet kontrollimit të të dhënave në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente.