Kryetari i Listës Srpska, Zlatan Elek, në një konferencë për media sot bëri të ditur se do të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi dje nuk u certifikua nga Komisioni Qendror Zgjedhor për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Dy anëtarë të KQZ-së nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, votuan kundër me arsyetimin se Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe përdor rregullisht termin “Kosova dhe Metohia” ose frazën “Rroftë Serbia.”
Për këtë, Elek ka thënë se është “i nderuar” që ka përdorur këtë term në video dhe tha se është “plotësisht i ligjshëm”.
“Mendoj se termi Kosovë e Metohi është plotësisht i ligjshëm, sepse paraqet toponim.
Po ashtu, ai tha se është i nderuar që në vend të “rroftë Republika e Kosovës” ka thënë “rroftë Republika e Serbisë”, siç shkruan KoSSev, transmeton Gazeta Express.
“Sot po ju them qartë se jam krenar që jam serb”.
Elek tha se vendimi i KQZ-së është antiserb dhe pretendoi se kryeministri Albin Kurti “po dëshiron të eliminojë serbët nga këto troje”.