Wednesday, October 2, 2024
spot_img
BallinaLajmeKryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prezanton punën në shkolla për...

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prezanton punën në shkolla për vitin shkollor 2023-24

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe prindër.

Sot është dita e parë e shkollës, një festë dijeje për të gjithë, një ditë frymëzimi dhe energjie për të vazhduar rrugën e lartësimit arsimor. Nga zemra ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Në veçanti iu uroj shëndet, mbarësi dhe suksese fëmijëve që për herë të parë ulen në bankat shkollore.

Jemi agazhuar maksimalisht që nxënësit ta fillojnë vitin e ri shkollor me të gjitha kushtet, të cilat i nënkupton një proces arsimor cilësor. Në vazhdimësi nuk do të kursejmë asgjë nga vetja për të siguruar kushte sa më të mira për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë.

Në fillim të këtij viti shkollor, ju njoftojmë se shkollat fillore dhe ato të mesme në territorin e komunës së Tetovës, tashmë janë me një pamje krejtësisht të re si nga jashtë poashtu edhe nga brenda. Kabinete moderne, biblioteka, klasa të pastra, mure të lyer, tualete të reja si dhe investime tjera. Nxënësit sot nisin vitin shkollor në një ambient më të pastër, më të sigurt dhe në klasa me kushte të mjaftueshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor.

• Në SHFK “Istikball”, është bërë lyerja e klasave me ngjyrë dhe llak, është bërë ndërrimi i dyerve të tualeteve dhe i ulluqeve në qendër dhe një pjesë në shkolën në fshatin Lisec.

• Në SHFK “Naim Frashëri” është bërë rregullimi i pamjes së jashtme të shkollës. Është bërë lyerja e pjesës hyrse në shkollë si dhe është bërë rregullimi i kopshtit . Gjithashtu, është bërë lyerja e brendshme e shkollës dhe klasave. Është bërë furnizimi i arsimtarëve me mjete mësimore dhe mjete tjera ndihmëse dhe një fond i caktuar librash për bibliotekën e shkollës.

• Në SHFK “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”, është bërë lyerja dhe fasadimi i shkollës.

• Në SHFK “Liria”, është bërë kanalizimi për ujërat atmosferik.

• Në SHFK “Goce Dellçev”, është bërë renovimi i katit të dytë të shkollës përfshi klasat dhe korridorin.

• Në SHFK “Rilindja”, në proces është faza e dytë e nxemjes qendrore, ndërsa në fshatin Vicë është bërë riparimi i një pjese të gypit të ujësjellësit të shkollës.

• Në SHFK “Migjeni”, është bërë rregullimi i hyrjes së shkollës, lyerja, rregullimi i tualeteve si dhe rregullimi i oborrit, ndërsa në paralelen në lagjen Drenovec janë kryer gjithashtu punët për lyerjen e shkollës, zëvendësimi i bankave të vjetra me ato të reja, ndërsa në paralelen tek Qendra Sportive është bërë rregullimi i oborrit, lyerja e shkollës dhe rregullimi i tualeteve.

• Në SHFK “Kirili dhe Metodij”, falë edhe bashkëpunimit me ambasadën Japoneze është bërë zëvendësimi i të gjitha dritareve të shkollës dhe dyerve hyrëse. Gjithashtu, është bërë renovimi i nyjeve sanitare si dhe renovimi i tërrësishëm i dy klasave për të mundësuar arsim cilësor dhe adekuat.

• Në SHFK “Përparimi”, në bashkëpunim me mërgatën tonë është bërë rrethimi i stadiumin të shkollës, vendosja e shtyllave, rrjetës për volejboll si dhe tabela për basketboll. Kjo fushë tashmë është shndërruar në multifunksionale për nxënësit e kësaj shkolle.

• Në SHMEK “8 Shtatori”, është bërë rregullimi i hyrjes së shkollës. Është bërë montimi i pllakave të korridorit të shkollës, ndërsa është punuar edhe në hapjen e zyrave të reja si dhe vëndosja e parmakëve tek shkallët emergjente.

• Në SHMK Gjimnazi “7 Marsi”, është bërë rregullimi dhe suvatimi i hapësirave nëpër klasa dhe korridore. Gjithashtu, është realizuar zgjerimi i dy klasave. Është bërë edhe lyerja e zyrave, korridoreve dhe të gjitha klasave, si dhe mureve rrethuese të shkollës.

• Në SHMKM “Nikolla Shtejn”, është bërë lyerja e klasave, mbulesa e hyrjes së shkollës si dhe kompletimi i kabinetit të dytë të informatikës falë edhe donacionit të UEJL-së me 40 kompjuterë për këtë shkollë.

Investimi në arsim vazhdon. Për një të ardhme më të mirë!

URIME 1 SHTATORI-DITA E PARË E SHKOLLËS!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit