Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKryeprokurori i Prokurorisë Speciale thërret konferencë për media, Miftaraj: Me gjasë sot...

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale thërret konferencë për media, Miftaraj: Me gjasë sot ngritet aktakuza për rastin e Banjskës

Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se “me gjasë” arsyeja e thirrjes së kësaj konference është ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Blerim Isufaj sot konference per media ne ora 12. Me gjase sot ngritet aktakuza ne rastin Banjskë. Shpresojme se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin ne menyren me profesionale te mundshme”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti e ka kritikuar vazhdimisht Prokurorinë Speciale që “përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë” nuk ngriti aktakuzë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit