Kryediplomatja rumune Luminita Odobescu është takuar në Bukuresht me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmin për këtë takim ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në platformën X.
“Shkëmbim i mirë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE, e që është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo.
Rumania është në mesin e pesëshes evropiane që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.