Friday, February 7, 2025
spot_img
BallinaLajmeKQZ-ja në Kosovë miraton planin operacional për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja në Kosovë miraton planin operacional për zgjedhjet e 9 shkurtit

Në Kosovë, Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar planin operacional për ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe votimin e nesërm të mërgatës në përfaqësisë diplomatike. Qendra e parë diplomatike që do të hapet për votim më 8 shkurt do të jetë në Ankara, ndërsa ato të fundit që do të mbyllen janë në SHBA dhe Kanada. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të diasporës që janë regjistruar suksesshëm për të marrë pjesë në zgjedhje, që të votojnë.

“Është hera e parë për KQZ-në që e organizojmë votimin për konsullata dhe ambasada. Ftoj qytetarët që janë regjistruar suksesshëm për të votuar të dalin në votim dhe të respektojnë rendin e shtëpisë në shtetet që organizohet votimi. Uroj për një proces të qetë dhe duke falënderuar stafin e MPJD-së uroj për votim të suksesshëm dhe proces të rregullt dhe demokratik”, deklaroi Kreshnik Radoniqi, Kryetari i KQZ-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit