Ju keni respektin dhe mbështetjen tonë të plotë. Komunikimi ynë i hapur dhe i rregullt me pensionistët vazhdon, sepse ne nuk ikim nga problemet por gjejmë zgjidhje. LSDM-ja vetëm për një vit e gjysmë i rriti pensionet për 24%, pensionet do të vazhdojnë të rriten, qëllimi ynë është që çdo pensionisti t’i sigurojmë jetë dinjitoze dhe të denjë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në takim me pensionistë nga komuna e Karposhit .
“Askush nuk duhet të manipulojë pensionistët, bashkëqytetarët tanë më të vjetër që ndërtuan këtë vend duhet të kenë kushte për një jetë dinjitoze dhe ne si Qeveri dhe shumicë parlamentare ua bëjmë të mundur. Prandaj, ne do të vazhdojmë me kujdes të vërtetë për kolegët tanë pensionistë.
Jo vetëm për pensionet, por edhe për politikat e tjera. Ne i kuptojmë nevojat e pensionistëve dhe jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha kërkesat e tyre. Po përgatisim edhe një paketë të re masash ndihme, për të cilat do të japim informacione të mëtejshme.
Së fundi, synimi ynë për një shtet evropian do të thotë standard evropian i jetesës dhe pensione evropiane”, tha Kovaçevski.