Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeKovaçevski dhe Mickoski do të takohen më 7 qershor

Kovaçevski dhe Mickoski do të takohen më 7 qershor

Ju njoftojmë se me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takim mes Kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Takimi është caktuar për më 7 qershor të vitit 2023 (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11:00”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Në takim, shtojnë nga atje, do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit