Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKosova miraton Ligjin për strehimin e 300 të burgosurve nga Danimarka

Kosova miraton Ligjin për strehimin e 300 të burgosurve nga Danimarka

Qeveria e Kosovës njoftoi se e ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e një Traktati, që kishte arritur me Danimarkën për strehimin në burgjet kosovare të të burgosurve nga Danimarka, disa ditë pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar atë. Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023. Qeveria duhet ta dërgojë në Kuvend këtë projektligj tani në një tentimin e dytë për ratifikim. Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve. Traktati ka kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihet që Danimarka të marrë në shfrytëzim qeli, të vetme dhe të përbashkëta, në burgun e Gjilanit. Në këmbim të kësaj, Kosova parashihet t’i fitojë mbi 200 milionë euro.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit