Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që arritën të shënonin që në start.
Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë që provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.
Në minutën e pestë, një presion i sulmit të Kosovës solli sukses.
Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pason te Vedat Muriqi, i cili me të parën gjen Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.
Pas golit për disa minuta ndeshja nuk prodhoi shumë gjëra, me lituanët që kërkonin golin nga kundërsulmet.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi, provoi një herë me kokë dhe rrezikoi, por paraprakisht kishte shkaktuar faull.
Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Muharrem Jashari, nga VAR u konsiderua si e rrezikshme, duke e përjashtuar nga loja mesfushorin.
Pjesa e dytë iu takoi mysafirëve, pasi Dardanët hasën në vështirësi shkaku i një lojtari më pak në fushë.