Thursday, December 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeKontrollohet banesa e Erion Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrollohet banesa e Erion Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me paraqitjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një komunikate për mediat, SPAK bën me dije se veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të një procedimi penal ndaj kryebashkiakut. Megjithatë, organi i akuzës shfaqet shumë i rezervuar, duke thënë se nuk mund të japë detaje të hollësishme pasi çështja është nën hetim.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake, nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se agjentët e BKH shkuan në banesën e Veliajt, ku me vendim gjykate i sekuestruan aparatin celular bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, në kuadër të hetimit pasuror të nisur nga SPAK.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit