Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKonferencë për Dialogun Ndërparlamentar për avancimin e mëtejshëm të integrimit evropian në...

Konferencë për Dialogun Ndërparlamentar për avancimin e mëtejshëm të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Konferencë për Dialogun Ndërparlamentar për avancim të mëtutjeshëm të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor. 

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, ngjarja rajonale, që organizohet bashkërisht nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka për qëllim t’u ofrojë parlamentarëve nga rajoni platformë të gjerë për bashkëpunim dhe dialog për të diskutuar sfidat me të cilat përballen, si dhe praktikat e mira drejt integrimit evropian

Siç bëhet e ditur në paralajmërim, fjalime hyrëse do të kenë Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Tini Koks, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Zolt Nemet, kryetar i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE)

Në sesionin e parë për sfidat gjeopolitike do të flasin Adrien Kirali, këshilltar special për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Komisioni Evropian dhe Jorgos Papandreu, referues i APKE-së për “Mbështetje e Perspektivës Evropiane për Ballkanin Perëndimor”.

Në panel-diskutim do të flasin Klotilda Bushka, deputete, kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Maja Vukiçeviq, Kuvendi i Malit të Zi, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marina Ragush, nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit Popullor të Serbisë, Arbresha Kryeziu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, Lord Stjuart Piç, përfaqësues special i Kryeministrit të MB-së për Ballkanin Perëndimor. 

Siç bëjnë të ditur nga shërbimi për informim i Kuvendit, në pjesën e pasdites të konferencës për bashkëpunim ndërkombëtar do të debatojnë SH.T. Dejvid Gir, ambasador, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jorgos Papandreu, raportues i APKE, Mbështetjen e Perspektivës Evropiane për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Aleksandar Nikolloski, kryetar i Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe anëtar i Delegacionit të Maqedonisë së Veriut në APKE, Vitomir Raguz, Shef i Zyrës për Marrëdhëniet me BE-në, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Elvira Kovaç, zëvendës anëtare e Komisionit të APKE-së për Çështjet Politike dhe Demokracinë, Piter Hurelbrink, drejtor i Fondacionit Fridrih-Ebert për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Erjon Tase, drejtor ekzekutiv, Akademia e Studimeve Politike, Tiranë, Shqipëri, Aleksandar Brezar, redaktor, Euronjus Vju, Nedellka Ivosheviq, anëtare e Byrosë së Bordit Këshillëdhënës për Rini në Këshillin e Evropës, Darko Kaevski, kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në APKE

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit