Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKomuna e Tetovës: Nuk do të ketë rritje të çmimit në faturat...

Komuna e Tetovës: Nuk do të ketë rritje të çmimit në faturat e reja për mbeturinat, qytetarët mund t’i paraqesin parregullsitë

Nga komuna e Tetovës njoftojnë se pas ristrukturimit dhe dhënies me koncension të NPK “Tetova”-Tetovë, nga ky muaj për herë të parë lëshohen faturat e Ndërmarrjes së re “Saubermacher”, përcjell TV21. Nga komuna thonë se nuk do të ketë rritje në çmimin e faturave, ndërsa nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të njëjtit mund t’i paraqesin rastet. Në këto fatura qytetarët do të paguajnë për menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave të zeza.

“Gjithashtu ju njoftojmë se edhe përkundër faktit që është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes, nuk ka rritje të çmimit për njësi. Gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar fatura më të larta se muajt e kaluar, le të drejtohen te zyrat që ndodhet tek Tregu i Gjelbërt në Tetovë si dhe në hyrje të fshatit Pallçisht, për të harmonizuar të dhënat e tyre që ndërmarrja të mund të bëj fakturimin real. Nëse nuk do të jeni të kënaqur me përgjigjen e ndërmarrjes komunale, do të keni mundësi të drejtoheni edhe në zyrat e Komunës së Tetovës. Ne si komunë do të formojmë një komision të veçantë për të shqyrtuar çdo rast të paraqitur dhe do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në interesin e qytetarit”, thonë nga komuna e Tetovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit