EDHE NJË PREMTIM I REALIZUAR ![]()
Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për PPP me kompaninë
sllovene të Grupacionit “Saubermacher” e cila do të menaxhojë me mbeturinat e qytetit. Tetova nga sot bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermacher”, e cila vepron në
Gjermani,
Austri,
Çeki,
Hungari dhe në
Slloveni, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi ![]()
komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytetet më të pastra dhe më pak të ndotura.
Atë që e kemi premtuar në fillim të mandatit se do të punojmë për një Tetovë të pastër pa mbeturina, po e bëjmë realitet. Dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipit të ekspertëve të angazhuar nga komuna. Bashkë me ekipin e grupacionit Saubermacher janë bërë analiza dhe studime në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, grumbullimin dhe deponimin e tyre për të ardhur në përfundimin që sot po e kurorëzojmë me sukses.
Edhe një problemit po i gjejmë zgjidhje, kështu duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin tonë ndaj qytetit. Nga sot e tutje Tetova do ketë një problem më pak, nga shumë probleme të shtresuara nga e kaluara!









