Shefi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka vizituar qendrën e prodhimit të dronëve të kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes “Baykar”.
“Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizituan Qendrën Kombëtare të Teknologjisë “Ozdemir Bayraktar”, njoftoi Baykar.
“Ishim të nderuar t’i mirëpresim”, ka shkruar kompania në një postim në rrjetet sociale.
Komandanti i FSK-së është mirëpritur nga udhëheqësi i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar.