Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKodra e Diellit përgatitet për sezonin e skijimit

Kodra e Diellit përgatitet për sezonin e skijimit

Reshjet e fundit të borës në Kodrën e Diellit kanë ngjallur shpresat për hapje të sezonit turistik ditët në vijim, shkruan Alsat.

Është kryer certifikimi dhe inspektimi i ski liftëve, me qëllim që të ketë një sezon të mbarë turistik.

“U morën të gjitha masat e nevojshme, ruajtëm reshjet e para të borës duke shtypur atë që të kemi një bazament të mirë dhe me reshjet e radhës tashmë të hapim edhe sezonin e skijimit. Inspektimet nga gjitha autoritetet janë bërë për ski liftat, dhe kemi bë edhe certifikimi e të njëjtëve pra janë në kondicion të plotë për të filluar sezonin e skijimit”, tha Adem Havziu, drejtor i pikës turistike Kodra e Diellit..

Edhe hotelet dhe vilat private, janë të gatshme për pritjen e mysafirëve. Ankesa e vetme e pronarëve të objekteve hotelerike është mosmirëmbajtja e rrugëve.

“Këtë vit kërkesat janë të mëdha për janarin dhe shkurtin dhe ka edhe ndryshim të klientelës, sepse ka filluar edhe frekuentimi nga mysafirët nga Evropa, pra Skandinavia, Zvicra Gjermania pra jemi në pritje. Rezervimet janë të bëra. Sa iu përket çmimeve ka një rritje të vogël por pak sepse ne në gjithë rajonin jemi vendi më i lirë. Sa iu përket rrugëve pastrimit mirëmbajtjes gjithnjë ndodh e njëjta, vullnet anë plot por punë aspak krejt e bëjmë vet”, u shpreh Hashim Hasami, pronar hoteli.

“Ka rezervime ka interesim të madh, por me rrugën kemi probleme siç e shihni as mirëmbahet asgjë. Vijnë deri këtu njerëzit dhe kthejnë prapë. Shtetas të Evropës sivjet kemi shumë që kanë rezervuar, por me këta kushte se di si do funksionojmë”, theksoi Xhabir Lika, pronar hoteli.

Në ditën e hapjes, në funksion do të vendoset edhe teleferiku me gjashtë ulëse. Ndërkohë çmimet e biletave të skijimit mbeten të pandryshuara./ Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit