Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKFOR vendos trupat e saj edhe sot mbi Urën e Ibrit

KFOR vendos trupat e saj edhe sot mbi Urën e Ibrit

Forca të shtuara të KFOR-it, janë parë sërish sot tek Ura e Ibrit. Pozicionimi aty raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10.30 të mëngjesit.

Ata krijuan dy kordona në anën veriore dhe jugore të urës dhe rreth tridhjetë prej tyre u pozicionuan me pajisje të plota, ndërsa kalimi për këmbësorët ishte i papenguar.

Në një deklaratë të ditëve më parë të dhënë për klankosova.tv, KFOR-i tha se dislokimi i trupave aty, vijon si pjesë e një trajnimi të paraparë në planet e tyre, për të mbrojtur standardet më të larta operacionale.

”KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”.

”KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është i vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës”, thuhej nga KFOR.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit