Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKasami: Janë tejkaluar problemet për nisjen me punë të kompanisë përgjegjëse për...

Kasami: Janë tejkaluar problemet për nisjen me punë të kompanisë përgjegjëse për menaxhimin me mbeturinat

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se janë tejkaluar problemet me kompaninë austriake, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Tetovës.

Kasami tha se ka pasur vonesa në nisjen e punës, për shkak të procedurave burokratike.
“Vlerësoj se ka qenë problem në fazën e tranzicionit të përgjegjësive nga kompania publike në atë private, kemi punuar gjatë kësaj periudhe për eliminimin e gjitha pengesave që janë paraqitur, që nga deponia Rusino e cila kishte kufizime në pranimin e mbeturinave, deri në organizimin e regjistrimit të pajisjeve që i kishte kompania private, si dhe pengesat tjera burokratike që zgjasin me ditë këtu tek ne”.

“Tani qyteti është pastruar dhe unë besoj që ndërmarrja private do të vazhdojë me efikasitet të bëjë pastrimin e mbeturinave nga kontejnerët e qytetit”, tha mes tjerash Kasami.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit