Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKasami: Interes i jashtëzakonshëm i tetovarëve për të nënshkruar për kandidatin tonë...

Kasami: Interes i jashtëzakonshëm i tetovarëve për të nënshkruar për kandidatin tonë presidencial! (Video)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se janë të kufizuar në mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e opozitës shqiptare për president, Arben Taravari. Kasami tha se ka interesim të madh, por që për 5-6 komuna të Tetovës me rrethinë ka vetëm një zyrë të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve.

“Ndryshimi veçmë ka nis, këtë ndryshim nuk e ndal as pushteti, as Rusia e as kush tjetër, pra ndryshimi po vjen dhe atë ndryshim do ta bëjë koalicioni VLEN. Ne sot kemi nisur zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve, disa qytetarë kur e kanë marrë informatën edhe gjatë vikendit kanë nënshkruar, por nuk kemi informata sa kanë nënshkruar gjatë vikendit, por zyrtarisht pra sot ne sot si koalicion nisim mbledhjen e nënshkrimeve. Besoj një periudhë shumë të shkurtër do të mbledhim nënshkrimet, kjo përcaktohet nga kapaciteti i KSHZ-së, po të kishte më shumë zyra, unë besoj që për një ditë do të mblidheshin nënshkrimet”, theksoi mes tjerash Kasami.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit