Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeInxhinierët vazhdojnë me kritika për Qeverinë: Çebreni, argat në shtëpinë tonë!

Inxhinierët vazhdojnë me kritika për Qeverinë: Çebreni, argat në shtëpinë tonë!

Shoqata e inxhinierëve të energjetikës së Maqedonisë kritikoi ashpër projektin e hidrocentralit të Çebrenit, të cilën qeveria ia dha për ndërtim dhe menaxhim në partneritet publiko-privat një kompanie greke PAHEC. Kontrata për dhënien me koncesion të ujërave të Crna Rekës për ndërtimin e hidrocentralit të Çebrenit është e dëmshme për shtetin, tha profesor Konstantin Dimitrov. Sipas tij, projekti është shkatërruese për sistemin energjetik dhe do të na bëjë qiramarrës në shtëpinë tonë. Dimitrov pretendon se Maqedonia ka mundur dhe është dashur të ndërtojë Çebrenin me fondet e veta në mënyrë që të zvogëlojë varësinë energjetike të vendit dhe fitimin ta ketë më shumë se 33%.

“Një projekt dështoi para disa vitesh ku Maqedonia do të përfitonte 48% të aksioneve, dhe jo sikur tani 33%, investimi 700 milion euro për tu ndërtuar dy penda ajo e Çebrenit dhe Galishtes. Ndërsa tani për 330 megavat orë energji elektrike, a atëherë ishte kapaciteti 450 mgw/h për 66 vite koncesion për 1,2 miliard euro dhe me shumë lehtësi e nënshkruan! Nuk kam informacion me ekonomizimin e ujërave por do ta shohim si do jepet pëlqimi sepse ky nuk është projekt energjetik, por projekt për pendë të ujërave”, tha Konstandin Dimitrov, Profesor.

Sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Shoqata e Inxhinierëve të Energjetikës së Maqedonisë – ZEMAK organizoi panel diskutim me temë: “Prezantimi i projektit dhe diskutimi për PAHEC Çebren”. Këshilltari i Kryeministrit për energjetikë Viktor Andonov tha se edhe inxhinierët e EMV-së do të angazhohen në këtë projekt, i cili për tri dekada është paraparë të bëhet me partner të huaj. Firmosja e saj ende nuk dihet.

“Sot këtu duhet ti sqarojmë disa aspekte të projektit sepse për fat të keq në opinion plasohen informata që veçoritë teknike të këtij projekti nuk ishin të sakta. Tani kemi për qëllim të prezantojmë çfarë është punuar në 50 vitet e fundit për këtë projekt dhe vendimi është produkt i hulumtimeve të kahmotshme. EMV do të jetë pjesë e projektit me 33% me detyrimet e ndërtimit rrugës për qasje, rrjetit, shpronësimeve edhe inxhinierët e EMV-së do të kyçen në mënyrë aktive në realizimin e këtij projekti”, u shpreh Viktor Andonov, Këshilltar i Kryeministrit për energjetikë.

Inxhinierët-energjetik nga kjo shoqatë i dërgojnë sinjal të qartë Qeverisë se një vendim i tillë i dëmshëm duhet të rishqyrtohet dhe të tërhiqet. Njëkohësisht apelojnë që të gjithë qytetarët të kontribuojnë në parandalimin e eksploatimit të pasurisë kombëtare, pasojat e të cilit do t’i vuajnë të gjithë qytetarët.

Shoqata ZEMAK deri më tani pakënaqësinë e tyre për një vendim të qeverisë e kanë manifestuar me disa protesta nën moton “Çebren dhe ujërat duhet të jenë maqedonase”. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit