Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteIntegrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, gjithçka në kohë reale nga Samiti...

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, gjithçka në kohë reale nga Samiti rajonal në Tiranë

Të enjten në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës. Samiti ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në samitin që do të mbahet sot pritet të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe investime që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore: Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian, rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e ndihmës financiare. 

Rama pret liderët në nisje të Samitit rajonal në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke pritur liderët e Bashkimit Evropian si dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në ditën e dytë të Samitit rajonal në Tiranë.

Deri tani kanë arritur disa prej liderëve, në mesin e të cilëve edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ndryshe, Samiti ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti i Tiranës, Rama: Plani i rritjes, mbështetje e re për vendet e rajonit

Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor mbahet sot në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky plan mundëson mbështetje të re për vendet e rajonit.

“Veçantia e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë”, shprehet Rama.

Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

Në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë nuk do të merr pjesë fizikisht kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, por ai do të jetë vetëm virtualisht përmes një video-adresimi. 

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas tij, për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë.

“Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

 Para 1 ore e 15 min

Agjenda e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

Sot mbahet Samiti rajonal për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërsa tashmë është publikuar edhe agjenda.

Arritja e liderëve në samit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:30.

Fjalët hapëse mbahen nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe komisionari Oliver Varhelyi nga ora 09:45. Fotot familjare do të bëhen nga ora 10:45.

Firmosja e marrëveshjes bëhet në orën 12:00, ndërsa konferenca për media nga ora 12:30.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit