Instituti ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, ka hapur konkurs për përzgjedhjen e atomistëve të rinj.
Përmes një njoftimi, Instituti bënë të ditur se mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XI nga të gjitha shkollat e Kosovës.
“Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo të vetë-nominohen”- thuhet në njoftimin e ATOMI.
Tutje, në njoftim potencohet se pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës.
“Do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse, si: kurse të avancuara – Shkolla+, kamp veror, vizita studimore, orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik, ndërmjetësim për bursa, takime me profesionistë dhe personalitete të shquara, qasje në literaturë të avancuar, klub të atomistëve për aktivitete të përbashkëta, aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative, etj”- thuhet tutje në njoftim.
Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët do të ofrohen falas nga Instituti ATOMI.
Afati i konkursit për nominim – aplikim zgjatë një muaj, prej 26 shtator deri më 26 tetor 2023.
Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme të konkursit mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI: