Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeHovenier për Asociacionin: Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin...

Hovenier për Asociacionin: Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish që me urgjencë të bëhen hapa në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Atlantic Council, Hovenier ka thënë se draft-statuti i prezantuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian “përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe se “nuk krijon autoritete ekzekutive apo kompetenca për Asociacionin”.

“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë ambasadori amerikan.

Për Asociacionin Hovenier është deklaruar edhe të enjten në konferencë për media në Prishtinë, ku ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft-statut që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

“Siç ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese para se të hyjë në fuqi”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

I pyetur pse drafti nuk është bërë publik, ai ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit