Pas një periudhe tensionesh dhe debatash në lidhje me afrimitetin gjithmonë në rritje midis Bucit dhe Santianës brenda shtëpisë së BBVK, dhe pas reagimeve të ashpra nga e dashura e Bucit dhe i dashuri i Santianës, duket se dy banorët kanë vendosur të mos i kushtojnë vëmendje spekulimeve dhe të vazhdojnë ngacmimet e tyre.
Shumë skena ku Buci është parë teksa i afrohet Santianës në mënyrë të vazhdueshme kanë rikthyer vëmendjen në shtëpi.
Si kulm i këtyre interaksioneve, ishte loja që ata zgjodhën ta luanin, duke provuar t’ia fusnin rrushin në gojë njëri- tjetrit
Këtë lojë ata e luajtën në sy të Besit dhe Ganiut, duke shkaktuar shumë të qeshura.
Ky akt, i cili mund të interpretohet si një formë loje dhe flirtimi, duket se ka çuar në një nivel tjetër dinamikën midis Bucit dhe Santianës.
Përkundër kritikave dhe komenteve të shumta, Buci dhe Santiana kanë vazhduar të jenë shumë të afërt në shtëpinë e BBVK, duke u bërë një nga banorët më të komentuar. /Telegrafi/