Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeHajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

Hajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

Analisti dhe botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari, ka komentuar fushtën e deritanishme të partive politike për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, ajo që bie në sy është gara që zhvillojnë kandidatët shqiptarë për të mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturave.

Hajdari thotë se, kjo betejë është e panevojshme pasi për të fituar zgjedhjet nevojiten votat jo nënshkrimet.

“Duke parë deri tani fushatën e cila me sforco po imponon tema të ndryshme që s’janë të denja për këtë fushatë presidenciale, të krijohet një përshtypje që fushata e tanishme te dy blloqet politike shqiptare, për dy kandidatët shqiptarë, të duket sa absurde, aq edhe paradoksale. Pse e them këtë, sepse mirëfilli dihet se gjasat janë ireale, nuk ka teori për të fituar kandidati shqiptar. Ndërkohë, kemi një intensitet, një pompozitet tepër të madh të fushatës ku jepet publicitet grumbullimit të nënshkrimeve që është e aspaktit krejtësisht është formal. Ndërkohë që te maqedonasit të cilët mund ta fitojnë garën presidenciale, nuk ka diçka të tillë. Duke i patur parasysh këto dy tablo të fushatës me sforco te dy blloqet politike shqiptare, të duket shumë absurd. Gjëra të cilën do të duhej ta bënin në parim dy blloqet politike shqiptare, duhet t’i tregohet elektoratit se këtë betejë nuk mund ta fitojnë shqiptarët, por se beteja fokusin e ka te zgjedhjet parlamentare. E gjithë beteja e partive shqiptare në zgjedhjet presidenciale, bëhet për pozicion në zgjedhjet parlamentare”, u shpreh Hajdari.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit