Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteGrubi: 33 OJQ do të marrin nga 600 mijë denarë

Grubi: 33 OJQ do të marrin nga 600 mijë denarë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që për 33 organizata joqeveritare të ndahen nga 600 mijë denarë, transmeton TV21.

“Përkrahim veprimtarinë e sektorit civil në shërbim të së mirës së përgjithshme!

Në seancën e Qeverisë miratuam vendimin sipas të cilit 33 organizatave joqeveritare ju ndahen nga 600.000 denarë për realizimin e projekteve me të cilat kanë aplikuar në thirrjen e shpallur publike për mbështetje financiare nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Ju uroj punë të mbarë shoqatave të përzgjedhura dhe realizim dinamik të projekteve të tyre nga fusha të ndryshme”, shkroi Grubi në Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit