Në një shtëpi në Janinë të Greqisë është sekuestruar një sasi e madhe municioni të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror grek ERT, policia ka nisur hetimet në një shtëpi në qytetin e Janinës pasi një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri.
Në shtëpi u gjetën 485 fishekë, 3 armë, 2 pushkë, 39 karikatorë, 1 silenciator, 2 granata dhe fishekzjarre.
Lidhur me ngjarjen policia ndaloi dy xhaxhallarët e të riut, 50 dhe 51-vjeç.
Thuhet se municioni i përkiste gjyshes së të riut të plagosur dhe ishte i periudhës së Luftës së Dytë Botërore.