Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se të enjten gjatë gërmimeve në Prekaz të Poshtëm në Skenderaj, ka hasur në mbetje mortore që mund t’i përkasin personave të zhdukur.
Kushtrim Gara nga Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se gërmimet e filluara sot në mëngjes në lokacionin në Prekaz të Poshtëm, tashmë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.
“Edhe një gërmim me gjetje… Vazhdojmë me angazhimin maksimal që familjeve t’iu lehtësohet dhimbja dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi. Gërmimet e filluara sot në mëngjes në lokacionin në Prekaz të Poshtëm, tashmë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, shkruan ai në Facebook.