Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeGir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me...

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha se është në interesin e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë rrugën e BE-së dhe se Unioni është i gatshëm të punojë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, përcjell INA.

“Mesazhi im do të ishte për Qeverinë dhe në fakt, për të gjithë vendin. Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne në Bashkimin Evropian jemi të gatshëm të punojmë me Qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën e tij drejt BE-së”, tha euroambasadori Gir.

Lidhur me këtë proces të rëndësishëm, ambasadori Gir tha se do të kërkojë edhe mbështetjen e të gjithë aktorëve kryesorë nga i gjithë spektri politik.

“Me fjalë të tjera, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar që do t’i bashkojë të gjithë për të punuar në reformat, për të zbatuar masat e nevojshme, në mënyrë që të anëtarësojmë sa më shpejt në Bashkimin Evropian”, tha Geer në një deklaratë para hapjes së ekspozita “Të bashkuar në diversitet” me rastin e 20 vjetëve nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit