Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeGazetari i Sitel: Intonimi i himnit shqiptar, vepër penale // Kasami i...

Gazetari i Sitel: Intonimi i himnit shqiptar, vepër penale // Kasami i kundërpërgjigjet: Shqiptarët janë realitet në Maqedoni!

Shkup, 10 nëntor – Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë i ftuar sonte në Tv Sitell ku është pyetur edhe për idenë e intonimit të himnit të himnit shqiptar në shkollat fillore.

“Nuk shoh asgjë të keqe kur shqiptarët intonojnë himnin në të cilin ata janë pjesë e atij himni. Ne nuk jemi kundër himnit maqedonas. Jemi për atë që të gjitha simbolet në shtet të reflektojnë karakterin e tij”, tha Kasami.

Kasami u ndal edhe tek çështja e flamurit.

“Nëse duam që të gjithë qytetarët ta respektojnë flamurin atëherë ai flamur duhet ta pasqyroj realitetin e popujve që jetojnë në këtë shtet”, shtoi Kasami.

Teksa gazetari maqedonas i bënte me dije se intonomi i himnit shqiptar është vepër e dënueshme me ligj, Kasami iu kundërpërgjigj duke i thënë se gazetarit se ky është realiteti në Maqedoni që nuk mund të mohohet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit