Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeGabriel: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për Shkupin

Gabriel: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për Shkupin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme e Bullgarisë, Marija Gabriel deklaroi se Bullgaria nuk ka problem bilateral me Maqedoninë e Veriut në aspektin e integrimit në BE dhe se kusht për vazhdimin e rrugës evropiane të Shkupit nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe respektimi i Marrëveshjes së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë dhe dy protokollet.

“Bullgaria nuk ka probleme bilateral me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria, në emër të interesit të përbashkët evropian i tregon Maqedonisë së Veriut se çfarë do të thotë të jesh anëtare e Bashkimit Evropian. Kemi tre instrumente të ndërlidhura dhe një qëndrim shumë të qartë të Kuvendit kombëtar. Kushtet ndaj vendit tonë fqinj nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe respektim i Marrëveshjes së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë dhe dy protokollet”, tha Gabriel në mbledhjen e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, e pyetur për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton BTA.

Sipas saj, është e rëndësishme që Sofja të shohë përparim në drejtime të tjera nëse ka vështirësi me ndryshimet kushtetuese. Gabriel ka thënë se janë mbajtur dy takime teknike në korrik në Sofje dhe në tetor në Shkup në të cilat është konstatuar se për fat të keq nuk ka pasur përparim.

“Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë para gjithë Bashkimit Evropian. Ne jemi shtet anëtar dhe si të tillë, me kërkesat tona drejtuar Republikës së Maqedonisë së Veriut themi se kur dëshiron të jesh anëtare e Bashkimit Evropian duhet t’i përmbushësh detyrimet që i ke marrë vetë. Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të vazhdojë drejt anëtarësimit në BE, plani për mbrojtjen e pakicave tashmë është veçmë kriter”, thotë Marija Gabriel.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit