Më shumë se 90 njerëz vdiqën dje kur një varkë peshkimi që ishte e mbingarkuar me 130 pasagjerë u fundos, thanë dje autoritetet lokale.
Një varkë peshkimi me rreth 130 persona hasi në vështirësi ndërsa përpiqej të arrinte në një ishull pranë provincës Nampula, thanë zyrtarët.
“Anija u mbyt sepse ishte e mbingarkuar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë”, tha sekretari shtetëror i provincës veriore të Nampula.
Ai tha se 91 persona kanë humbur jetën dhe se në mesin e viktimave ka shumë fëmijë.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pesë të mbijetuar dhe po kërkojnë të tjerë, por thanë se kushtet e detit po e bëjnë të vështirë kërkimin, raportuan mediat.