Wednesday, December 11, 2024
spot_img
BallinaLajmeFronti opozitar shqiptar: A i keni treguar zonjës Von Der Leyen për...

Fronti opozitar shqiptar: A i keni treguar zonjës Von Der Leyen për aventurën e kthimit të Gruevskit?

Fronti opozitar pyet pushtetin se a e kanë njoftuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen e cila një ditë më parë qëndroi për vizitë zyrtare në vendin tonë, se BDI-ja është tërhequr nga votimi i ndryshimeve kushtetuese. Të pyetur nga gazetarët se si kanë ardhur në këtë konstatim, Bashkim Asani nga Lëvizja Demokratike u shpreh se sipas asaj që po shihet dhe veprimet e kësaj partie, të lënë të kuptosh tërheqjen e BDI-së nga ndryshimet e Kushtetutës. Ai po ashtu u shpreh se shqiptarët nuk do ta falin kurrë flirtin e BDI –së me Nikolla Gruveksin.
Bashkim Asani, Lëvizja Demokratike
“A i keni treguar zonjës Von der lajen për aventurën e kthimit të Gruevskit dhe a i shpjeguat se shpresa kryesore natyrisht e rreme për BE-në, u bë politikani që më së shumti e largoi vendin nga BE gjatë kohës që ai ishte kryeministëtr? Ai treguat që BDI në fakt është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese? A i thatë se fokus i BDI-së është të bëjë përpjekje që përmes kthimit të Gruevskit të bëjë pazar me VMRO-DPMNE-së, ku do të sjellë në tryezë edhe deputetët e LSDM-së?”.
Të pyetur për bashkëpunim të mundshëm me Aleancën për Shqiptarët, Asani bëri të ditur se ata kanë pasur ftesë publike dhe zyrtare nga fronti opozitar, por ende nuk kanë realizuar një takim. Ai shtoi se sa i përket interesit të ASH-së për një gjë të tillë, me sa ka parë nga strukturat dhe dhe aktivistët, interesi i tyre është i madh.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit