Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeFRONTI EVROPIAN në krizë, gjasa maksimale për ikje të deputetëve, ja kush...

FRONTI EVROPIAN në krizë, gjasa maksimale për ikje të deputetëve, ja kush shkruan?!

Fronti Evropian rrezikon përçarjen dhe shkëputje të deputetëve, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas shkrimit të kësaj medie, Fronti si koalicion kishte marrë në folenë e saj një numër të konsiderueshëm të partive që përfaqësojnë minoritetin turk dhe atë romë, por me një fakt të dukshëm ata duke besuar verbërisht në kreun e BDI-së, Ahmeti, se ai është i pathyeshëm dhe ata iu bashkangjiten këtij karvani për të fituar dhe për tu bërë pjesë e pushteti të ardhshëm.

Ja shkrimi më tej:

Fronti i përbërë nga nëntë parti politike është në krizë gjasat për shkëputje të deputeteve janë maksimale –

Që nga themelimi i këtij koalicioni gjasat kanë qenë maksimale që një ditë ky front mund të shpërbëhet duke marrë për bazë qëllimet konkrete dhe të ditura të këtyre parive pjesëmarrëse në këtë koalicion. Pra, duhet thuhet hapur dhe pranohet si e tillë që gjitha këto parti të vogla u janë bashkuar këtij koalicioni për të vetmen arsye që të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm.

Zërat për përçarje në Frontin Evropian i ka konfirmuar edhe kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili gjatë një paraqitje për një medium të Shqipërisë ka treguar nga burimet e tij të brendshme që Fronti Evropian aktualisht po qëndron në këmbë të qelqta, dhe se gjasat për shkëputje janë maksimale.

Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Evropian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra.

“Fronti Evropian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni dhe fillon shpërndarja e Frontit Evropian. Pra, unë mund ta them sonte që veç më nga ato 18 deputet 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re. Nuk do i përmendi sonte emrat, mirëpo aty ka dy parti turke, edhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet 4 vite në opozitë, ato veten e shohin në qeverinë e ardhshme. Ka edhe disa deputet të tjerë që janë me Ahmetin që nuk i lidh asgjë, në të kaluarën kanë luftuar kanë bërë atentat njëri tjetrit kanë shkaktuar viktima te shqiptarët, kanë shkaktuar pasoja të rënda dhe vetëm janë bashku që të shpëtojnë dhe të jenë pjesë e qeverisë, pra misioni ka dështuar”, tha Izet Mexhiti në A2CNN me Alba Alishanin.

Nga kjo deklaratë e Mexhitit kuptohet qartësisht se shkëputje është vetëm çështje kohe. Duke marrë për bazë edhe burimet e Mexhitit që mund t’i ketë përbrenda Frontit Evropian. Pastaj, ka pasur edhe zëra të tjerë nga VMRO që kanë treguar se deputeti Bejxhan Iljas para se të bëhet pjesë e Frontit Evropian ka negociuar me VMRO dhe janë marrë vesh që pavarësisht rezultatit pas zgjedhjeve ky deputet do të kalojë në anën e shumicës qeveritare e cila do të udhëhiqet nga VMRO.

Fronti Evropian përbëhet nga nëntë parti politike –

Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, ka nënshkruar marrëveshjet me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thacit, Partinë Populli të Zejd Rexhepit dhe Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxha. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, lideri i BDi-së, Ali Ahmeti ka ftuar që rreth këtij fronti të bashkohen të gjitha partitë tjera por edhe komunitetet që jetojnë në RMV. Ahmeti tha se nuk do të heqë dorë nga objektivat, ndërsa me këtë Front do të përfitojnë shqiptarët por edhe të gjithë qytetarët e vendit. Kreu i BDI-së tha bashkimi i partive shqiptare është garanci e anëtarësimit të vendit në BE. Jo më vonë se disa ditë këtij fronti iu bashkuan edhe ASH nga krahu i Seles dhe dy parti turke një dy rome.

Kujtojmë që, zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 14, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Por, nga Fronti Evropian hezitojnë të pranojnë realitetin pas zgjedhor duke e cilësuar si fitore absolute të tyre dhe duke u thirr në emër të legjitimitetit të votës shqiptare. Gjë që është kontradiktore për faktin se këta kaluan nga koncepti etnik në atë multietnik duke marrë në koalicion një numër të madh të partive të etniteteve të ndryshme, dhe tani pas zgjedhjeve nuk ka kuptim logjik që nga ky koalicion multietnik të ketë thirrje apo zhurmë për legjitimitet etnik. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit