Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaShëndetiDuhanpirësit në hall: Nis inspektimi i lokaleve

Duhanpirësit në hall: Nis inspektimi i lokaleve

Nga tymi mezi shihen mes veti, ndërsa taketuket i kanë mbushur përplot.

Edhe pse e ndaluar të pihet cigarja brenda në lokale të mbyllura një pjesë e tyre kanë shkelur ligjit. Këtë ka konstatuar Inspektorati shtetëror i Tregut.

“Ispektorati i tregut gjatë këtyre ditëve ka kryer rreth 200 kontrolle në të gjithë vendin, ndersa në 56 prej tyre ka konstatuar shkelje. Sipas ligjit nëse pihet cigare ne vend te mbullyr perveç pronarit të lokalit dënohet edhe personi i cili kapet me cigare brenda në lokal”.

E qytetarët e anketuar kryesisht joduhanpirës thonë se për duhanpirësit duhet të ketë vend të posaç m në lokalet për mos tu penguar atyre që nuk e pinë duhanin.

”Jo nuk duhet të pihet, vjen era e keqe nuk është pastër, unë e kam pirë cigaren por nuk e kam pirë brenda gjithmonë kam dalë jashta. Pra duhet të ndalohet rreptësisht, kush dëshiron le të pijë por le të del jashta”

”Nuk duhet të pihet brenda, duhet të kenë pjesë të posaçme për duhanxhinjtë. E para nuk është e ligjshme ti nxjerin jashta për të pirë dhe nuk është kulturore dhe logjike. Un e kam pirë cigaren por tani jo”

”Unë nuk e pi dhe nuk dua cigare në shtëpi. Nuk duhet as nëpër kafe dhe restorante të pihet. Ato as nuk duhet të hyjnë në lokale”.

Inspektorati ka njoftuar se gjatë kontrolleve janë konstatuar disa parregullsi, përkatësisht mos respektim të Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit.

INSPEKTORATI SHTETËROR I TREGUT

“Pas përfundimit të festave të fundvitit, Inspektorati Shtetëror i Tregut i intensifikoi kontrollet në të gjithë territorin e vendit, ku janë kryer mbi 200 inspektime në përputhje me kompetencat që i parasheh Ligji për Mbrojtjen nga Duhani dhe janë shqiptuar 56 dënime” – thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Sipas ligjit gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro, për personin përgjegjës nga 500 deri në 1.000 euro dhe personi fizik që do të kapet duke pirë duhan në objekt të mbyllur do të gjobitet nga 100 deri në 300 euro.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit