Sunday, November 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeMPB: Janë zbuluar para, targa dhe vetura të dyshimta

MPB: Janë zbuluar para, targa dhe vetura të dyshimta

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka kryer bastisje në fshatin Jargullicë të Radvishit, gjegjësisht në pronat e D.T. (22), N.T. (25) dhe B.T. (44).

Nga MPB bëjnë të ditur se në këtë hapësirë janë gjetur vetura, pa dokumentacion të rregulluar, patentë shofer të Sllovenisë dhe para. MPB njofton se ndaj të njëjtëve do të parashtrohet kallëzim penal për “kontrabandë” , “falsifikim dokumentesh” dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera për vepra penale”.

“Gjatë kontrollit në oborr janë gjetur 24 automjete pasagjerësh, 1 automjet për ngarkesë, 1 automjet për tërheqjen e veturave, 3 motoçikleta dhe 2 karroca, si dhe disa targa. Për shkak të ekzistencës së dyshimit për veprën penale “falsifikim dokumenti” sipas nenit 378 të Kodit Penal, nga D.T. është marrë një automjet i pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” me targa bullgare, 1.900 euro dhe 42.000 denarë në prerje të ndryshme, ndërsa nga B.T. janë konfiskuar 5 patentë shoferi të Sllovenisë dhe 4 kontrata shitblerje, të cilat i referohen automjeteve të cilat në atë moment nuk janë gjetur në oborr”, thonë mes tjerash nga MPB.

Nga MPB shtojnë se Drejtoria e Doganave ka shqiptuar urdhrin për mosveprim me 6 vetura, për të cilat është vërtetuar se nuk janë paguar taksat sipas Ligjit për Doganë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit