Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeFormohet Federata e shkollave hotelierike – turistike

Formohet Federata e shkollave hotelierike – turistike

Federata e shkollave hotelierike – turistike nga rajoni i Evropës Juglindore u formua sot në Shkup, në kuadër të konferencës dyditore në organizim të SHMQSH “Llazar tanev”. Qëllimi, siç informuan, është që krahas këmbimit të nxënësve, të ketë edhe këmbim të kuadrit të profesorëve të shkollave nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Turqia…

Sipas drejtorit të SHMQSH “Llazar Tanev”, Nebojsha Vukoviq, nisma ishte paramenduar ë bashkohet Ballkani në kuptimin e shkollave hotelierike – turistike. U rrit në momentin kur filluan të interesohen shkollat nga shtetet përreth.

“Është interesante që gjatë ditës së djeshme patëm organizim të tërë dokumentacionit që do të jetë i vlefshëm për formimin e kësaj Federate dhe në momente u kyçën edhe shkolla që ishin të interesuara ta shohin nismën dhe menjlherë plasuan kërkesa për inkaudrim në Federatë. Për befasinë tonë të madhe, nisma e deritanishme është mbështetur nga shkolla nga Sllovenia, deri në Turqi, e madje patëm inkudrim edhe nga Baku, Azerbajxhani, që ishte një moment i mrekullueshëm”, theksoi Vukoviq.

Ai sqaroi8 se kërkesa dhe mënyra e qasjes drejt vetë Federatës, është me të vërtetë e madhe, spese platforma e tyre, siç theksoi, është pak më ndryshe nga nismat e deritanishme.

“Atë që ne e kemi projektuar është këmbimi i nxënësve, që të gjithë tashmë zakonisht e bëjnë, por, kemi formuar edhe këmbim të kuadrit profesional. Ideja dhe qëllimi të vendosur me strategji është krijimi i platformës së përbashkët për profile arsimore. Që të jetë më e qartë, kuzhinierët, profesorët për gatim në Bursë mund të vinë në Shkup në periudhë, të themi, prej 10-15-20 ditëve të mbajnë mësim, në vend të kolegëve tanë, të cilët për atë kohë do të jenë në Bursë. Që do të thotë se, përgatitja e kuadrit mësimor do të duhet të jetë dukshëm më i lartë, sepse nuk është thjeshtë të ligjerohet në terren të huaj. Nga ana tjetër, nisma është mbëshettur nga universitetet”, shtoi Vukoviq, duke theksuar se tani kanë shumë ide.

Shkolla të përfshira, siç zbuloi drejtori, ka nga Sllovenia, Kroacia, BeH-ja, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Turqia.

Vukoviq tha se kanë fat që kanë marrë mbështetje serioze nga institucionet, nga ekonomia.

“Subjktet afariste na mbështetën në të jgitha ngjarjet e mundshme që i kemi organizuar në çfarëdo lloj mënyre, me mbështetje materiale, apo morale, njerëzit ishin këtu. E kuptuan seriozitetin e arsimit, se pa arsim, nuk kemi kuadër. Kemi mbështetje edhe nga Ministria dhe nga Qyteti i Shkupit”, shtoi Vukoviq.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit